Transformimi i Brad Pitt për filmin e ri “War Machine”Brad Pitt ka nisur xhirimet e filmit të ri që titullohet “War Machine”. Ajo që bie në sy është pamja e aktorit dhe flokët e tij në bjond platin. Transfomimi është i madh, aq sa Pitt duket si kukulla Ken, i fejuari legjendar i filmit për fëmijë Barbie, në vitet 1970.

Ky është në fakt një transoformim që i përshtatet rolit të tij në filmin “War Machine”, një komedi satirike për luftën në Afganistan, që pritet të shfaqet në kinematë amerikanë vitin e ardhshëm.

Ylli i Hollividit nuk është i njohur për ndryshime të look-t, në krahasim nga kolegët e tij Christian Bale e Jared Leto, të cilët në karrierën e tyre shpesh herë kanë ndryshuar pamjen e tyre, për t’ju përshtatur roleve përkatëse.

Transformimi i Brad Pitt për filmin e ri “War Machine”

Flokët e tyre janë ndryshuar tërësisht, në përshtatje me personazhet që kanë portretizuar. Ndërsa Pitt, në filmat “Troja” dhe “Era e pasionit” shfaqet me flokë të gjata dhe bjonde, kurse në filmat “Oqeani i te 12-ve” dhe “Mr & Mrs Smith” me flokë thuajse të prera shkurt.
Por nuk mungojnë edhe transformime ektreme të aktorit në filma si “Ceshtja e Benjamin Button”, ku grimierëve u janë dashur orë të tëra për të fshehur rininë dhe bukurinë e aktorit, apo edhe në skenat e filmit “Intervistë me vampirin”.

Sigurisht ky ndryshim lidhet edhe me talentin dhe aftësinë e aktorit për të interpretuar në zhanre të ndryshme nga komedia në dramë dhe nga aksioni në filma triller.
Por shpesh herë, transformimi për t’u futur më mirë në karakterin e personazhit, ka penalizuar bukurinë e tij të zakonshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here