Filmi aksion i realizuar me buxhet të lartë, “Transformers: Dark of the Moon” ka fituar betejën në arkën filmike të Amerikës Veriore për javën e dytë me radhë.

Filmi, i cili ka grumbulluar 47 milionë dollarë ka mposhtur lehtë dy komedi të reja që kanë hyrë në listë.

Shitjet e biletave për filmin hit “Transformers…”, kanë qenë më të mëdha se sa ato për komedinë “Horrible Bosses” e cila këtë javë grumbulloi 28 milionë dollarë dhe filmin “Zookeper”, i cili u radhit i treti me 21 milionë dollarë të grumbulluar.

“Transfoermers…”, është realizuar nga “Paramount Pictures”. “Horrible Bosses” është prodhim i “Warner Bros”.

“Zookeper” është realizuar nga studio “Sony Pictures Entertainment”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here