Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Tracey Ann Jacobson, ka pritur sot shumë mysafirë në konakun e saj.
Ajo ishte nikoqire e dhjetëra personaliteteve të cilët shënuan bashkë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve.
Ne pritje e sipër, ambasadorja në largim, Ann Jacobson e lodhur nga pritja dhe përqafimet e zgjatura në pritje të mysafirëve, i zbathi këpucët.
Një veprim tipik i një politikani amerikan pa kompleks, edhe përkundër pozitës së lartë që ka. /KosovaPress/