Toros-Ervin-Olti-300x199Një muaj para fillimit të “Big Brother 6”, dy personazhet  e njohur të “BB4”, Toros dhe Ervini, kanë vendosur që të hapin një agjenci për menaxhimin e famës së protagonistëve të “Big Brother” në vite, si dhe këngëtarëve të njohur në Shqipëri. Toros, i cili sapo është kthyer nga Venecia për këtë aktivitet të tij, u shpreh për “Panorama Plus” se: “vendosëm të hapim një agjenci të tillë, për faktin se personazhet e ‘BB’, format nga ku kemi dalë dhe ne, e kanë të nevojshëm menaxhimin e famës së menjëhershme nga njerëz profesionistë pas daljes së tyre nga loja”. Sipas tij, kjo agjenci do t’i orientojë, dhe po ashtu do të shërbejë si një agjenci punësimi dhe ofertash për ta, në mënyrë që ata të mund të gjejnë rrugën që kanë ëndërruar në jetë. Po ashtu do të ndodhë dhe me këngëtarët, për të cilët do të mbyllen koncertet, pagesat dhe një orientim i mirë për të pasur sukses me daljet e tyre në publik”, tha Toros. Kjo është hera e dytë që Toros dhe Ervini bashkëpunojnë për një projekt të përbashkët. Para pak kohësh, ata pohuan se do të hedhin në qarkullim linjën e parë të parfumeve, e cila do jetë me aromë uniseks e Cartier-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here