Top Music Awards, prezantohet eventi më i madh muzikor shqiptarProducentja Lori Hoxha, bashkëautori dhe prezantuesi Ledion Liço, drejtori artistik Alban Male, dhe Ergys Lubonja, bashkëautor dhe regjisor kanë bërë të njohur për publikun eventin e madh muzikor.

“Eventi Top Music Awards nis më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve. Ky event do të presë artistët më të mirë shqiptarë”, tha Lori Hoxha.

Bashkëautori Ledion Liço u shpreh se përmes TMA muzika në Shqipëri do të shkojë në një nivel më të lartë. Vitet e ardhshme, ky event do të prezantohet nga njëri prej artistëve.

“Përmes TMA, muzika në Shqipëri do të shkojë në një nivel më të lartë. Këtë vit eventin do ta prezantoj unë, me dalje të rralla. Në vitet e ardhshme do të moderohet nga një prej artistëve”, u shpreh Ledion Liço.

Përsa i përket edhe pjesës teknike, regjisori Ergys Lubonja tha se do të ofrohet një teknologji e lartë dhe performancë e jashtëzakonshme. Drejtori artistik i spektaklit, Alban Male tha se Top Awards do të jetë një skenë gjithëpërfshirëse, ku do të marrë më të mirën e artistëve.

Top Music Awards është event i ri mediatik i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri. Në spektaklin madhështor të 24 qershorit, do të ndahen edhe 12 çmime për artistët më të mirë të trevave shqipfolëse. TMA është event që ecën paralel me emra botëror si “MTV Music Awards”, “EMA”, “VMA”, “Grammy’s” etj./TopChannel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here