Tom Hiddleston nuk do ta luajë James BondinTom Hiddleston ka qenë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Daniel Craigun në rolin e James Bondit, mirëpo tash është bërë e ditur se ai nuk do ta portretizojë agjentin legjendar.

Sipas The Daily Star, producentja Barbara Broccoli nuk e pëlqen aktorin për rolin e ‘007’.
“Barbaras nuk i pëlqen Tom, ai është paksa i vetëkënaqur dhe nuk është aq i fortë për Bondin”, ka thënë një mik i producentes. Vendimi i Broccolit duket se ka të bëjë me sjelljet e Hiddleston, duke përfshirë lidhjen me Taylor Swift dhe fjalimin kundërthënës në Golden Globes.

Në ndërkohë, aktori i “American Hustle”, Jack Huston, tash është në krye të listës për rolin ikonik të spiunit.
Sipas Mail Online, Barbara Broccoli është një fanse e madhe e Huston, më të cilin ka punuar në të kaluarën. Nga ana tjetër, Daniel Craig akoma nuk e ka konfirmuar nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga filmat për James Bondin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here