Tom Hardy: Jam me fat që jam gjallë!Aktori i famshëm britanik, Tom Hardy, sot bën një jetë të qetë dhe të rregulluar, ka karrierë të suksesshme, ndërsa femrat nga e mbarë bota çmenden pas tij. Mirëpo, jo gjithmonë gjërat kanë qenë të këtilla.

Hardy është rritur si fëmija i vetëm në familjen e artistëve, ndërsa para karrierës së aktrimit, ai merrej me modelim. Në botën e aktrimit kishte hyrë me rolin në serinë “Band of Brothers”, ku më pas kanë pasuar filmat “Black Hawn Down”, “Battle Day”, “Rockenrola” dhe “The Reckoning”, kështu që Tom ishte bërë njëri nga aktorët më të kërkuar në Hollivud, transmeton “Zëri.info”.

Mirëpo, periudhën e adoleshencës dhe vitet e 20-a, i ka kaluar nën ndikimin e drogës, për çka i kishte dështuar martesa 5-vjeçare me Sara Ward. Nga viti 2003, ai është i pastër nga droga, ndërsa për mediat amerikane, haptazi ka folur rreth betejave serioze me drogën dhe alkoolin në rini.

“Askush nuk e kishte vëmendjen tek unë derisa kam filluar të shtoj peshë, të godas njerëzit dhe të bëhem agresiv. Problemi me Hollivudin është ai që kërkojnë nga ju të jeni dikush që nuk jeni. Kur më kanë thënë se do të vdisja dhe nuk ka kthim prapa, e dija se duhej të mundja të metat e mia. Në atë kohë isha në gjendje që të shisja edhe nënën time për një qese kokainë. Thjesht, jam me fat që jam gjallë”, ka zbuluar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here