Aktori i njohur hollivudian, Tom Hanks, është takuar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Në këtë takim, Hanks ka mirëpritur ftesën e ministrit për vizitë Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit në ndonjë projekt filmik kosovar.

“Javë më parë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pas një takim me aktorin e madh të Hollywoodit, Tom Hanks. Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka kërkuar që Hanks ta vizitojë sa më shpejt Kosovën.

Hanks ka mirëpritur ftesën e ministrit Hoxhaj dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vizitojë Republikën e Kosovës”, ka thënë për Express këshilltari politik i Hoxhajt, Artan Behrami.

Behramit ka bërë të ditur se ministri në këtë takim me Hanks ka diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes aktorit dhe aktorëve e regjisorëve kosovarë në ndonjë projekt të madh filmik. Sipas tij, në këtë takim është folur për mundësitë që i ofron Kosova për prodhimin e ndonjë projekti të madh filmik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here