Tom Hanks dhe Julia Roberts kanë mendime diametralisht të kundërta për mbajtjen gjallë të një martese, ndërsa këtë ata e bënë në emisionin e zakonshëm të Oprah Winfray.

Oprah i pyeti se si ata kanë arritur t’i mbijetojnë ‘grackës së Hollywoodit’ kur dihet shumë mirë se divorcet janë të shpeshta. Hanks tha se kjo ndodhi për shkak se ai nuk humbi kryet për t’u përfshirë në ndonjë skandal.

“Ndodh që të jem ende i martuar për shkak se nuk jam idiot”, theksoi Hanks.

Megjithatë, më romantike në përgjigjen e saj ishte Julia Roberts: “Unë thjeshtë e dua bashkëshortin tim. Është e vërtetë kur më kanë thënë se lidhja bëhet më interesante sa më shumë qëndron në të. Më ndihmon që ai është i bukur”, theksoi Roberts.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here