Tom Cruise duket se e ka tejkaluar periudhën e ndarjen me ish bashkëshorten e tij, aktoren Katie Holmes. Ai është parë duke pushuar në një hotel luksoz në Kroaci dhe ishte i shoqëruar nga një zonjushë e re.

Ka vetëm dy javë prej se ka përfunduar procesi i divorcit të aktorëve, por duket se ata nuk duan të humbin kohë vetëm.

Duket se as festat nuk janë pakësuar dhe Tom ka gjetur shoqëri të mirë në Kroaci me një jahtë super luksoz të cilin e ka huazuar nga një mik i tij.

Gjatë natës, Tom dukej shumë i qetë, i veshur me një bluz të thjesht të zezë. Sipas mediave shoqëruesja e Tom-it, është Tanya Snyder, një ‘businesswoman’, e cila është e martuar me pronarinë e ekipës amerikane të futbollit, “NFL Washington RedSkins”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here