Tom Cruise ka zbuluar planet për të prodhuar edhe filmin e pestë “Mission: Impossible”, dhe thotë se ai do të vazhdojë ta përsërisë rolin e Ethan Hunt përderisa publiku ta pëlqejë ende atë.

“Kam filluar ‘Mission: Impossible’ duke shpresuar se do të mund të krijoj shumë prej tyre. Është një karakter me të cilin mund të zhvillohem. Në atë kohë ishte filmi më i shtrenjtë në histori të Paramount Pictures, dhe filmi i parë që e prodhoja unë”.

“Ka qenë shumë ngazëlluese. Duke parë publikun të përgjigjet… të kem këtë përvojë vërtet është e mrekullueshme. Do të bëj edhe shumë prej tyre. Do të bëj aq sa njerëzit të duan ta shohin… pasi është shumë sfiduese dhe shumë argëtim për ta bërë”, ka thënë Cruise për revistën Total Film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here