Ai nuk e ka parë vajzën e tij tash e shtatë javë. Tom Cruise e ka jetën shumë më të vështirë, sidomos sa i përket mungesës së takimeve me Surin për shkak të ndarjes nga Katie Holmes.

Mirëpo, Tom i ka quajtur të pavërteta deklaratat se ai i ka imponuar diçka Surit nga religjioni i njohur si shkencologji (scientology).

Ylli I Hollywoodit, Cruise ka thënë se e ka ditur që Suri e ka dashur fenë që i përkiste edhe vetë ai, por ka thënë se nuk ka pasur kohë asnjëherë t’i imponojë diçka të tillë asaj.

Ndërkohë një zëdhënës i aktorit, ka thënë për magazinat se as nuk është arsyeja që ai nuk po e takon vajzën sërish shkencologjia.

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me shkencologjinë. Thjesht ai është tepër i zënë me punë dhe kur ka qenë i zënë edhe më parë, kështu ka ndodhur gjithnjë, ai nuk është takuar me Surin”, ka thënë një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here