Tolgahan-SayışmanTolgahan Sayışman në një intervistë për ProX ka thënë se ka jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku i serialit “Elveda Rumeli” dhe se ky ka qenë roli që më së shumti e ka dashur, pasi bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë.

Por, ai pranon se famën më të madhe e ka arritur me rolin e Çenarit te seriali “Lale Devri”, i cili është parë nga miliona njerëz anembanë globit, duke përfshirë edhe Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Kam jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku i serialit ‘Elveda Rumeli’. Aty kam njohur shumë njerëz të mirë. Por, famën më të madhe e arrita tek ‘Lale
Devri’”, ka thënë ndër të tjerash Tolgahan.

Vlen të theksohet se “Elveda Rumeli” kryesisht është xhiruar në mjediset e qytetit të Kumonovës dhe Tetovës.

Ai ka treguar se gjatë jetës së tij ka punuar shumëçka duke filluar nga shitja e ujit, limonëve në rrugët e Stambollit.
Kujtojmë se muaj më parë Çenari kishte vizituar kryeqytetin kosovar, Prishtinën, me ç’rast kishte shprehur habinë e tij me fansat që ka hasur në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here