Aktorja Jennifer Lawrence tmerrohet nga filmat horror deri në atë pikë saqë nuk mund të fle e qetë për disa muaj, pasi që shikon një film të tillë, kështu që ajo vendosi për të luajtur në njërin prej tyre. Ju duket e pakuptimtë?

“’Mendova se në qoftë se do të jem pjesë e ndonjë filmi të tillë, unë do të frikësohem më pak”, zbuloi 22-vjeçarja Jennifer, e cila tanimë ka pranuar një rol në filmin “House at the End of the Street”.

“Tmerrohem nga filmat horror. Nëse dëshiroj të shoh ndonjë, unë e di që më parë duhet të planifikoj për tre muajt e ardhshëm, sepse jam e vetëdijshëm se do të frikësohem absolutisht nga çdo gjë. Errësira, hija ime… gjithçka”, thotë aktorja e ndrojtur, e cila u bë e famshme në saje të rolit të heroinës së patrembur në filmin “Hunger Games”.

Deri diku frikësohet edhe nga reflektimi i saj në pasqyrë, por për arsye krejtësisht të ndryshme. “Unë gjithmonë kam qenë bionde, dhe kjo është arsyeja pse kam vështirësi të mësohen me pamjen e re. Kur zgjohem në mes të natës dhe kapi reflektimin tim në pasqyrë, mendoj: Oh, kush është kjo?”, tha Jennifer, e cila i ka bërë flokët më të mbyllëta për shkak të rolit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here