Këngëtarja dhe aktorja britanike, Tulisa Contostavlos, e cila njëherësh është anëtare e jurisë në shoun “X Factor”, është bërë një tjetër “yll pornografik”.

Mediat po shkruajnë rreth një xhirimi seksual shtëpiak që ka dalë në publik, ndërsa zgjat gjashtë minuta dhe është xhiruar me telefon.

Videoja u vendos në një faqe interneti dhe kushtonte vetëm 3.9 funte për t’u shkarkuar, mirëpo është larguar shumë shpejtë, pasi avokatët e Tulisas e kanë paditur menjëherë faqen e që e publikoi videon.

Sipas spekulimeve, videoja është xhiruar para dy vitesh, ndërsa avokatët e këngëtares thonë se bëhet fjalë për një xhirim të rrejshëm dhe se në video nuk është Tulisa. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here