Britney Spears rikthehet në qendër të një skandali mediatik, pasi një revistë amerikane zbuloi se ajo ka paguar një ish-truprojë për të tërhequr një padi për ngacmim seksual nga gjykata.

Një muaj pasi një tjetër truprojë përshkroi se si këngëtarja organizonte orgji me pjestarët e saj të stafit gjatë koncerteve të ndryshme, revista “Star” zbuloi se si 30-vjeçarja pengoi një skandal të ri për t’u bërë publik.

Ndërsa detajet e marrëveshjes mbeten konfindeciale, ish-i ngarkuari për sigurinë e Britney, Fernando Flores, zbuloi detaje të zënkave të dhunshme të këngëtares me të dashurin e saj, Jason Trawick.

Sipas Flores, babai konservator i Britney e ndalonte vajzën e tij që të takohej rregullisht me Jason dhe se ai i kërkonte vazhdimisht që të most a linte të hynte në shtëpi.

Truproja dëshmoi për “Star” se në vizitat e rralla që Trawick i kryente Britney, shpesh dëgjoheshin zënka që degjeneronin deri në ofendime të ulta, me Spears që i kërkonte të largohej menjëherë nga shtëpia e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here