Tjetër flirt për Ashley Cole, rrëfehet një bjonde për “The Sun”Një bjonde tjetër është femra e tretë e cila tanimë dëshmon se ka patur një romancë me Ashley Cole në të njëjtën kohë kur ai po përpiqej të ribashkohej me gruan e tij Cheryl.

Collette McBarron, një trajnere fitnesi, modele dhe ish-pjesëmarrëse në  Miss Irlanda, i tha të përditshmes “The Sun” se ishte takuar me mbrojtësin anglez dhe të skuadrës së Çelsit. Duket se ajo e ka përjetuar keq lajmin mbi ribashkimin e Ashley dhe Cheryl. 

Collette tha se “nuk mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë apo se nuk kemi dalë bashkië sepse qartësisht ka foto për këto raste:. 26 vjeçarja nga Donegal i Irlandës është fotografuar në maj sëbashku me Ashley teksa dilnin nga Maddox Club në Londër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here