Një vit pasi u deklarua homoseksual, këngëtari italian Tiziano Ferro rrëfen se është i lumtur, pasi ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, Ferro tregon se “Dy muajt e parë te lidhjes ishin mjaft të çuditshëm. Isha entuziast dhe plot dëshirë për të eksploruar, por më dukej vetja si një fëmijë që drejton një Ferrari.”

Këngëtari bëri të ditur se ka gjetur njeriun e zemrës gjatë Krishtlindjeve të shkuara, por nuk tregoi identitetin e tij.

“Gjithnjë kam menduar se kam lindur për të jetuar një marrëdhënie të qëndrueshme, nuk kisha eksperimentuar kurrë. Më pëlqen ajo cfarë po zbuloj tek vetja ime.”, shpjegon këngëtari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here