Këngëtari i njohur italian, Tiziano Ferro së shpejti do të dalë në një duet me këngëtaren Mary J. Blidge.

Ky duet i titulluar “Each Tear”, pritet të dalë në Itali në mes të muajit mars, ndërkohë që kanë dalë sekuencat e para të këngës.

Kënga duket se do të jetë një sukses i vërtet dhe do të pëlqehet nga fansat e të dy këngëtarëve, por mbi të gjitha nga fansat italianë.

Nuk dihet akoma se e kujt ka qenë ideja e realizimit të këtij dueti, por të dy këngëtarët janë entuziastë për këngën. Ky do të jetë suksesi i radhës i këngëtarit italian, Tiziano Ferro pas shumë sukseseve dhe albumeve të shitura në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here