James Cameron mban premtimin! Shumë shpejt, filmi i cili e shndërroi në një prej regjisorëve më të famshëm e më të suksesshëm në botë, “Titanic”, e rikthen atë në sallat e kinemasë, por këtë herë me filmin në 3 Dimensional.

“20-th Century Fox” nëpërmjet një deklarate zyrtare publikon lajmin se filmi ka përfunduar realizimin dhe produksioni që ka mundur të marrë 11 trofe OSCAR do të rikthehet.

Në prill të vitit 2012, në sallat e kinemasë në të gjithë botën, saktësisht 100 vjet pas fundosjes së anijes, do të shfaqet filmi legjendar, këtë herë në 3D.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here