Agon Abdullahu, i cili me emrin e tij artistik njihet si “Noga”, i kthehet skenës muzikore.

Reperi i cili njihet edhe për klikimet e tij të shumta në youtube dhe rreth 200 mijë fansave në rrjetin social Facebook, do të vie në tregun muzikorë me një bashkëpunim me producentin Andin Randobrava.

“I vetmuar”, hiti i tij që do të vi dhe i cili shpreson që do të bëj bum, do ti kushtohet babit të tij tashmë të ndjerë, i cili u nda nga jeta para një kohe.

Noga para një muaj i është larguar skenës muzikore, ndërsa kthimi i tij bëhet për shkak të shumë kërkesave nga fansat e tij dhe gjithashtu edhe familjes së tij.

E përpos kësaj Noga shume shpejt do te vi edhe me 4 videoklipe te reja.

Agon Abdullahu (Noga) është tashmë 18 vjeçar dhe po ashtu dhe studentë i fakultetit të Mjekësisë, në Farmaci.

Këngën e parë debutuese në karrierën e tij prej reperi, Noga e ka punuar me emrat më të njohur të zhanrit Rep – bëhet fjalë për Bim Bimmën i cili është përkujdesur për tekstin dhe producentin Kiccobeatzz i cili ishte përgjegjës për ‘beatin’ e këngës debutuese.

Noga karrierën e tij e ka nisë qysh në moshën 6 vjeçar me Grupin NR me këngën “Afrim Roboti”.

Ndërsa përpos këtij bashkëpunimi Noga ka pasur edhe bashkëpunime të tjera si me: Flori Mumajesin, Mc Kresha, Lyrical Son, Unikkatil, Noizy, Dj Blunt, Real 1, Genta Ismajli, Elita 5, Andin Randobrava, Lyric Master etj.

E përpos këtyre, Noga gjithashtu ka pasur edhe bashkëpunime me këngëtarë dhe reper të huaj me famë botërore ku disa prej tyre janë edhe Lil Wayne, Soulja Boy, Sean Paul, Pitbull

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here