Timberlake ndihet mjaft mirë për reagimet pozitive të marra për filmin e tij të ri “Social Network”, edhe pse nuk u nominua për Globin e Artë.

Filmi që flet për themelimin dhe zhvillimin e faqes Facebook.com, ka fituar përplot nderime pozitive, duke përfshirë këtu gjashtë nominime për Globin e Artë, por ndër të nominuarit gjenden kolegët e Timberlake dhe jo ai, një gjë kjo që nuk e ka irrituar atë.

“Unë ndihem mirë përkundër asaj që ndodhi. Mendoj se jam i kënaqur që njerëzit i janë përgjigjur filmit në atë mënyrë. Është punë e mirë kjo e bërë nga David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin. Mendoj se puna flet më shumë për atë se sa të mirë ishin aktorët në këtë film”, u shpreh Timberlake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here