Një mik i Justin Timberlake beson se ai ka qenë i gatshëm për martesë kur ka qenë 14 vjeçar.Justin dhe e fejuara e tij, aktorja Jessica Biel janë fejuar në dhjetor të 2011.

Lance Bass tha se ai e njeh Justin-in prej disa vitesh pasi që të dy kanë qenë performues në pop grupin “N Sync”.

“Ai gjithmonë ka qenë një romantik i pashëruar dhe gjithmonë i dashuruar. Dhe ka pas lidhje të mrekullueshme dhe të gjata gjithahtu. Ai asnjëherë nuk ka qenë nga ata djemtë që takojnë një femër këtu e një atje. Ai është mashkulli ideal për lidhje”, tha ai.

Lance gjithashtu tha se është i sigurt se martesa e tij me Biel do tëë zgjasë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here