Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë festuar fejesën e tyre gjatë fundjavës në vilën e rregulluar ekskluzivisht nga Estee Stanley, me anë të një ndejë ku kanë marrë pjesë disa qindra mysafirë.

Në festën e këngëtarit të famshëm dhe aktores popullore në Kaliforni, ndër të tjerë morën pjesë edhe Ellen DeGeneres me bashkëshorten e saj, Portia de Rossi, Amy Adams dhe shumë të tjerë. Përveç shumë personave të famshëm në ndejë ishte edhe mbi njëqind familjarë të Justin dhe Jessica.

“Jessica dhe Justin duken shumë të lumtur. Shihet se mes tyre ekziston një marrëdhënie e veçantë, sidomos miqësore. Është e qartë se e gjithë kjo ishte prelud i një martese të bukur” tha një nga miqtë e Justinit, i cili mori pjesë në ndejën e fejesës.

Siç kanë raportuar ditë më parë mediat amerikane, Jessica thuhet se ka shprehur dëshirën që ajo dhe Justin të martohen jashtë (në ambient të hapur) në perëndim të diellit.

Ndërsa çifti romancën e tyre e filloi në fillim të vitit 2007. Pas katër vjetësh së bashku, në mars të vitit 2011, ata njoftuan për ndërprerjen e lidhjes, por deri në vjeshtën e të njëjtit vit marrëdhënia u rinovua. Justin i ka propozuar Jessicas në dhjetor të vitit të kaluar gjatë pushimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here