Timberlake dhe Biel para altarit në fund të këtij muajiKëngëtari Justin Timberlake dhe aktorja, Jessica Biel do të duhet të martohen gjatë fundit të këtij muaji, raportojnë mediat e huaja. Çifti thuhet se do të qëndrojë para altarit në shtetin e Montanës.

Edhe pse kohët e fundit, Jessica Biel, vazhdimisht deklaron se ende nuk e ka në plan të martohet, portali “Celebuzz” ka botuar informacione në lidhje me martesën e saj me Justin Timberlaken.

Ceremonia martesore thuhet se do të zhvillohet në fund të këtij muaji, në shtetin e Montanës. Vendndodhja që ka zgjedhur çifti, ka një restorant luksoz dhe terrene të golfit.

“Atje ata kanë kaluar pushimet disa herë, si gjatë verës edhe gjatë dimrit. Absolutisht janë të dashuruar me atë vend. Është larg prej zhurmës e tollovive të hollivudit dhe kjo është e bukur” tha burimi.

Megjithatë, Jessica është duke kërkuar diçka me ngulm dhe rreth kësaj nuk dëshiron të heqë dorë: Cameron Diaz nuk duhet të ftohet në dasmë. “Jessica beson se Cameron është akoma rivale e saj. Jashtëzakonisht po e shqetëson fakti që Diaz dhe Timberlake kanë mbetur miq, pasi ndërprenë lidhjen”, ka thënë një mik i çiftit të ardhshëm për revistën, “Star”. Gjithashtu, Cameron Diaz nuk është e vetmja që do të mbetet pa një ftesë. Një fat të ngjashëm do të përjetojë edhe këngëtarja Britney Spears, e cila përfundoi lidhjen me Justin Timberlake qysh në vitin 2006.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here