Këngëtari i shndërruar në aktor, Justin Timberlake dhe partnerja e tij, aktorja dhe modelja amerikane Jessica Biel, planifikojnë që gjatë verës të organizojnë një dasmë të madhe.

“Planifikojnë dasmë të madhe. Ajo fillimisht ka dashur një martesë të thjeshtë dhe intime, por e ka mbizotëruar dëshira e kamotshme e Justin për dasmë të madhe”, ka thënë një burim për People.

Në njoftim thuhet se çifti ka vendosur që në dasmë t’i ftojnë të gjithë miqtë, ndërsa ky vendim është marrë në Atlanta, ku ata po qëndrojnë për xhirimet e filmit të Timberlake, “Trouble With the Curve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here