Timbaland album për AaliyahProducenti i njohur Amerikan Timbaland ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në ‘Instagram’, se ai është duke punuar në lansimin e një albumi të ri me këngë të pa dëgjuara të këngëtarës së ndjerë Aaliyah.

Këngëtarja ndrroi jetë në një aksident ajrorë në moshën 22 vjeçare në vitin 2001 dhe ka lënë edhe shumë punë të pa përfunduara, të cilat Timbaland pritet ti publikoj në një album të ri, në fund të këtij viti.

Këngëtarja e ndjerë, Aaliyah ka lansuar tre albume në karierën e saj muzikore: Age Ain’t Nothing But a Number (Në vitin 1994), One in a Million (Në vitin 1996) dhe Aaliyah (Në vitin 2001). /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here