Që të ekzistojnë modele fëmijë këtë e kemi ditur gjithmon por që një vogëlushe 10 vjecare të sfilojë në pasarele dhe të ketë pamjen e nje modeleje të rritur nuk ishte parë ndonjëherë.

Ajo quhet Thylane Léna-Rose Blondeau dhe është modelja më e re në fushën e modës së lartë.

Thylane ka mahnitur të gjithë kur ka dalë ne revistat më prestigjioze të modës botërore, si tek revista “Vogue”.

Ajo sfiluar me veshjet e stilistëve të njohur dhe ka pozuar në një mënyrë tepër sensuale si një modele e rritur.

Kjo gjë përvec se i ka mahnitur të gjithë edhe e ka tronditur botën e modës, sepse ajo nuk ka pozuar me veshje si të një fëmijë të moshës së saj por si një modele e rritur. /BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here