Uma Thurman mund të jetë në prag të 40-vjetorit të saj, por vitet për të duket sikur nuk kanë kaluar, ndërsa po xhiron komedinë e saj të re.

Aktorja ishte e pranishme në një program televiziv me partnerin e saj në film, 23-vjeçarin Micheal Angarano.

Ata promovuan filmin e tyre “The Ceremony”, në të cilin Thurman luan rolin e një gruaje të moshuar, e cila bie në dashuri me një mashkull shumë më të ri se sa vetja.

”Më është dashur të punojë në këtë film përkrah një mashkulli më të ri dhe shumë simpatik. Nuk mendoj se mund të kërkoja kushte pune më të favorshme”, deklaroi me humor Thurman gjatë programit televiziv.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here