aulonafatmaPara disa ditësh këngëtari Blero ka deklaruar i nervozuar në profilet e tij në Twitter dhe Facebook se klipi i Elvana Gjatës “Gjaku im” është i kopjuar nga Him ” Wicked game”.

Në fakt asnjë prononcim zyrtar nuk ka pasur nga kompania Three Dots apo vet këngëtarja, por nuk i ka kaluar kjo gjë vajzave të Thumb.

Në postimin e videos së tyre të fundit ato i kujtojnë Bleros se është ai i pari që ka vjedhur një klip të P.Diddyt me Christina Aguilerën në bashkëpunimin e tij me Leonora Poloskën dhe se është po Blero ai që ka bërë edhe kopjen më të dështuar në histori “sipas Thumb”, sepse ka vjedhur një këngë të Sinan Hoxhës që vet Sinani e ka vjedhur nga dy këngëtarë grek, bëhet fjalë për këngën Fotografia!!

Vajzat e Thumb thonë se edhe vet mbështetësit e Bleros janë revoltuar nga ky prononcim i tij pasi vetë ata, të parët kanë shkruajtur komente negative dhe ofenduese në Twitter-in e tij dhe në rrjete të ndryshme sociale ku është publikuar lajmi.?

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here