Trendi kryesor për këtë sezon do të jenë ngjyra e errët, femërore – të errëta rozë dhe të kuqe. Theksimi bëhet me nuanca të thella, të errëta dhe me shkëlqim diskret.

Këto nuanca janë seksi dhe tipike femërore, të erëzuara me intriga me diçka të ndaluar. Për një dukje të tillë, nuancat më të errëta t’i mbani në thonj me gjatësi të shkurtër.

Romantike, rozë, natyrale

Nuancat me ngjyrën e lëkurës dhe ato rozë ishin të popullarizuara në pranverë, por të jenë “in” edhe gjatë kësaj vjeshte. Këtu gjithçka është e lejuar – nga laku i gatshëm rozë e deri tek ata më intensivë me ngjyrë rozë, si dhe nuancat e bardha dhe ato të arta. Thonj të tillë natyralë gjithmonë janë në trend, sepse e keni më të lehtë t’i kombinoni me veshjen. Për të parandaluar që llaku të mos duket si veror – nuancat e ngjyrës së lëkurës le të jenë më të errëta sesa nuancat e lëkurës.

“Ombre” (përzierja e ngjyrës nga nuanca e errët në një nuancë më të ndritshme)

Trendi i përzierjes së një ngjyre nga ajo e errët në një nuancë më të ndritshme tash e disa sezone po sillet nëpër pistat e modës dhe nëpër rrugët e qytetit (këtë sezon jo vetëm në thonj, por gjithashtu edhe në flokë, buzë, sy …). Zgjidhni llakun tuaj të preferuar për thonj, gjeni dy me ngjyrë të ngjashme, por në nuanca më të ndritshme dhe jeni të gatshme.

Të gjitha llojet e manikyrit francez

Manikyri francez në disa sezone të kaluara ka përjetuar disa variacione, përderisa gjatë kësaj vjeshte gjithçka është e pranishme. Nga trendët më popullorë është kombinimi i ngjyrës diskrete të thoit si dhe ngjyra e ndezur e majës së thoit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here