Një personalitet i njohur i televizionit ka kaluar në tapetin e kuq të “Emmy Awards” me një aksesorë çmendurisht të shtrenjtë, dhe nuk po flasim për ndonjë qafore, unazë apo vathë, por për ngjyrën e thonjëve të saj të pasuruar me diamante.

Kelly Osbourne 27 vjeçare ka postuar një fotografi me thonjët e saj shumë tështrenjtë në Instagram. Dekorimi i thonjëve të saj përmban 267 karatë të diamatëve të zi.

“Kam qenë shumë e frikësuar nga gjithçka që prekja për shkak të diamantëve… kanë kushtuar 250 mijë dollarë. Jam personi i vetëm që kam bërë diçka të tillë. Nuk më besohet. Nuk kam prek asgjë gjithë ditën”, tha ajo.

Manikyri i thonjëve me diamante është në dispozicion për tu blerë, dhe nuk besoj se ka nevojë të përmendet fakti që kushton një pasuri e tërë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here