This is It jepet premierë edhe në ABC Koncertet e parapara të mbaheshin në O2 Arena të Londrës, nën emrin “This is It”, nuk u mbajtën kurrë pasi që Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë, mirëpo fansat e shumtë të tij e kanë mundësinë të shijojnë disa nga momentet përgatitore të Jackson nëpërmjet dokumentarit “This is It”, i cili do të lansohet të mërkurën në gjithë botën.

Dokumentari përmban disa xhirime nga provat e Michael Jackson, i cili pretendonte të mbajë 50 koncerte në kryeqytetin anglez.

Fansat do ta kenë mundësinë të marrin dy CD-të, ku përfshihen edhe tre hite të reja, si edhe shumë foto ekskluzive të realizuara në qendrën Staples të Los Angelesit, ku ka bërë provat ikona e muzikës pop.

Sido që të jetë, disa fansa do t’i refuzojnë këto CD, sepse mendojnë se ky akt është bërë për të fituar para organizatorët dhe se këto xhirime fshehin shëndetit e keq të këngëtarit në ditët e fundit të jetës së tij.

Kjo premierë do të jepet edhe në Kinemanë ABC me të mërkurën në ora 13:00, në të njëjtën kohë me kinematë e botës. Premiera në kinemanë ABC të Prishtinës, vjen si rezultat i bashkëpunimit ne mes të Kompanisë GENCI dhe Continental Film nga Zagrebi.

Ndërkohë, premiera në Londër do të jepet të martën mbrëma nga ora 23:30 për të koinciduar me ngjarjen kryesore që mbahet në Los Angeles. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here