Genc Prelvukaj, forntemni i rep grupit Etnon (ish Etno Engjujt) ka arsye për të festuar. Albumi i ri “7 Chapters” po shkon si “hallva”, ndërsa videoklipet e disa prej këngëve të albumit janë lartë në toplista.
Genci, pas një serie të koncerteve në disa nga qytetet e Kosovës, ka gjetur kohë që ta ‘qoj njo’ në njërin nga klubet e kryeqytetit.
Ai ka qenë i shoqëruar me disa nga këngëtarët e rep skenës kosovare dhe asaj pop. Në këtë fotografi, Genci shihet në shoqëri të disa miqve të tij dhe Çekiqit.
“Thirre dikush kamerierin, se Genci qenka n’formë me e cu ‘me fund’”.