Komedia romantike “Think like a Man” ka triumfuar për herë të dytë në arkën filmike, duke grumbulluar gjithsej 18 milionë dollarë nga shitja e biletave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Njoftimin e ka bërë studioja realizuese e filmit, “Sony Corp”, të dielën.

Ndërkohë, filmi i ri i animuar “The Pirates! Band of Misfits” është radhitur në vend të dytë, me gjithsej 11.4 milionë dollarë të grumbulluar gjatë fundjavës.

Vendi i tretë në listën e filmave më të shikuar të fundjavës i ka takuar rrëfimit për dashuri “The Lucky One”, me gjithsej 11.3 milionë dollarë të grumbulluar nga shitja e biletave.

Dy filmat që ndodhen në pozitat e para për këtë fundjavë janë realizime të studios “Sony Corp”, derisa “The Lucky One” është realizuar dhe distribuuar nga “Warner Bros”.

Media romantike “Think Like a Man” është realizuar nga regjisori Tim Story, bazyar në skenar të shkruar nga Keith Merryman dhe David A.Newman.

Me role kryesore në këtë film luajnë aktorët Chris Brown, Gabrielle Union dhe Kevin Hart.

Filmi shtjellon rrëfimin e katër shokëve të cilët bëjnë komplote për t’iu hakmarrë grave të veta, pasi kuptojnë që ato kanë dëgjuar këshillat e Steve Harvey kundër tyre.

Në vendin e katërt të top listës me filmat më të shikuar është radhitur “The Hunger Games”, me gjithsej 11.25 milionë dollarë.

Filmi i cili është bazuar në romanin me të njëjtin të titull të shkruar nga Suzanne Collins, rrëfen historinë e një shoqërie në të cilën adoleshentët janë të detyruar të luftojnë vdekjen në një garë televizive. Me rol kryesor në këtë film luan Jennifer Lawrence.

“The Five Year Eangagement”, këtë fundjavë ka grumbulluar 11.2 milion dollarë. Filmi, në të cilin me role kryesore paraqiten Jason Segel dhe Emily Blunt, ishte realizuar me buxhet prej 30 milionë dollarësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here