Ndoshta keni vërejtur se në disa kombinime ngjyra dhe forma e flokëve fitojnë shkëlqim të plotë, vijnë në planë të parë dhe në llogari të tyre fitoni lavdërime të shumta dhe komplimente.

Por, ndonjëherë çfarë do që të bëni nuk jeni të kënaqur nga shprehjen në pasqyrë. A keni menduar në përshtatjen e ngjyrës së veshjes me ngjyrën e flokëve?

Flokë bionde të arta
Vajzat me flokë bionde do të shkëlqejnë në nuanca të ngjyrës portokalli dhe të zezë njëjtë si në ngjyrat neutrale. Kombinimet e lules ku përfshihet ngjyra krem dhe e kuqe janë të duhurat për plotësim të ballukeve të arta.

Flokë të arta-të bardha
Vajzat me flokë bionde të çelura më mirë është të zgjedhin nuanca me ngjyrë hiri apo të kaltër, por nuk përjashtohet ngjyrat tjera. Pikërisht ky kombinim i rozës me të kaltër, do të ishte zgjidhje e shkëlqyeshme për këto zonja biondina.

Flokë të zeza
Vetëm shkëlqim për flokët e kuqe. Violetë e errët, jeshile dhe e kaltër e errët janë ato që i lejojnë flokët e kuqe të shkëlqejnë. Bluza me ngjyrë violet dhe e përkryer me teksas xhinse janë zgjidhjet për to. Duhet ta shmangni ngjyrën e kuqe gjatë zgjidhjes së veshjeve.

Flokët me ngjyrë të kuqe të çelur
Tonet pastele dhe nuancat e çelura janë ideale për këto vajza dhe gra. Zgjidhni fustan me qepje interesante dhe jeni të përgatitur për realizim!

Flokë kafe të errëta
Triku shtrihet në kontrast, është ajo që duhet ta respektojnë vajzat me flokë kafe të errëta. Atë do ta arrin me hitin për këtë pranverë, fustan të vogël të bardhë. Si i krijuar për ju!

Flokë kafe të çelura
Të gjitha nuancat kafe dhe jeshile të errët janë ngjyrat që duhet ta plotësojnë gardërobën e vajzave me flokë kafe të çelura. Fustane në ndonjë ngjyrë dhe sandale të lëkurës me gishta të hapura janë kombinim për këtë pranverë.

Për në fund, mbajeni mend, kjo pranverë është e mbushur me ngjyra. Nga natyra, e deri te gardëroba juaj. Zgjidhni atë që përshtatet më shumë në tenin tuaj dhe në ngjyrën e flokëve tuaj – shkëlqeni!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here