The Weeknd fituesi më i madh në Juno AwardsKëngëtari Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd, ka dominuar në ndarjen e çmimin prestigjioz të muzikës në Kanada, “Juno Awards”.

Ylli i R&B fitoi çmimin për këngën më të mirë të vitit me “Can’t Feel My Face”, ndërsa triumfoi edhe në garën për albumin e vitit me “Beauty Behind the Madness”, raporton Billboard.

Ai gjithashtu mori edhe tri çmime të tjera, për artistin më të mirë të vitit, tekstshkruesin më të mirë, si dhe incizimin më të mirë R&B, transmeton Koha.net.

The Weeknd ka mposhtur konkurrencën e Drake, Justin Bieberit, Shawn Mendesit dhe City and Colour. Por, Bieber nuk u largua duarthatë pasi fitoi çmimin e fansave.

Kurse artistja më e mirë u shpall Taylor Swift. Ndërsa për këngën më të mirë të vitit në kategorinë e femrave është shpallur Adele me këngën “Hello”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here