Tashmë dihen finalistët e spektaklit të madh të talentëve, “The Voice of Albania”, ndërsa zgjedhjet e bëra në një mbrëmje të jashtëzakonshme kanë mundur të lënë shumë pretendent në lot, edhe pse ishin plotësisht meritore.

Nga spektakli janë larguar Xheraldina Berisha, Drilon Shala dhe sensacioni Ylli Limani, të tri këta ndër zyërat më të bukur të spektaklit, por që pas gjysmëfinales të mbajtur të premtën do të kthehen në Kosovë. Pos tyre është larguar edhe Arilda.

Xheraldina me sharmin dhe me zërin fascionant ishte ndër favoritet e spektaklit, por nuk arriti më shumë se gjysmëfinalen. E nëse është dikush që ka mundur ta marrë vota, atëherë ai është pa dyshim Ylli Limani. Njeriu i cili ka krijuar dhjetëra mijëra fansa në Facebook, nuk ka arritur ta kalojë dot gjysmëfinalen edhe pse ishte po ashtu ndër favoritët. Sidoqoftë, të lartpërmendurve nuk u mjaftoi sharmi dhe votat për të kaluar në finale.

Në finalen e madhe janë kualifikuar me plot meritë Enrika, Lundrimi, Rina dhe top favoritja për ta fituar çmimin kryesor, Marsela Cibukaj.

1 Koment

  1. Futja kot ky artikull! Arilda qe ishte me e magjishmja u largua! Me e mira nder ata qe kane mbetur eshte pa dyshim Rina! Ndaj mos u perpiqni te injektoni fituesin, lereni ta beje publiku dhe juria! Ky shkrim tregon mungese profesionalizmi dhe aneshmeri. Te katert qe jane ne finale jane aty si me te miret, jo si favorite…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here