“Fotografi kërcënuese me armë dhe persona të armatosur me pushkë automatike.

Grupi, që e quan veten OTR, kanë vendosur nëpër rrjetet sociale fotografi të ndryshme në të cilat shihen të armatosur”, kështu e ka filluar artikullin e saj gazeta britanike ‘’The Sun’’, kushtuar djemve shqiptarë tashmë repera të famshëm të grupit OTR, pjesë e të cilit është dhe Rigels Rajku (Noizy).

Ky artikull i botuar në faqet e medias angleze para dy viteve, po bën bujë edhe te shqiptarët, pasi popullariteti shpesh ngrihet edhe me kritika dhe shkrime të cilat përmbajnë gjëra negative.

‘’Është punë e lehtë puna e një gangsteri që po mban në dorë një pistoletë dhe armë të tjera, pastaj tatto të ndryshme nëpër trup, nga duart e deri te stomaku.

Disa anëtarë janë nga Shqipëria dhe poshtë tyre nëpër albume shkruajnë që janë ushtarë të vërtetë. Ata kanë postuar edhe video muzikore nëpër të cilat tregojnë dhe paraqesin sasi të mëdha të parave dhe armëve që mbajnë.

Fjalët që më shpesh i postojnë janë ‘’nëse unë të tërheq edhe të shkatërroj dhe ju do të jeni gjithmonë të përgjakur, tani kjo është magji sepse unë tërheq armën, me trupin tuaj të hedhur mbi shkëmbinjë, ju do të jeni ushqim për kafshët’’.

Me këto fjalë përmbyllet artikulli kushtuar grupit të njohur OTR, ndërkohë që askush nuk do e besonte që një ditë, një e përditshme e njohur angleze do të shkruante artikull për ndonjë reper shqiptar.

Artikullin e plotë në gjuhën angleze do të mund ta lexoni në linkun në vazhdim, ndërsa ne e kemi sjellë me shkurtime. http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/neës/2798669/Vicious-gangs-web-gun-photos.html PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here