“The Hunger Games” ka dominuar arkat filmike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada për të dytën herë, duke e përsëritur rekordin e para një jave. Filmi ka arritur që fundjavën ta përmbyllë me 61.1 milionë dollarë të grumbulluar nga shitja e biletave.

Lajmin e ka konfirmuar të dielën studio që ka realizuar filmin. “The Hunger Games”, i cili flet për tinejxherët që detyrohen të luftojnë me vdekjen ka grumbulluar gjithsej 251 milionë dollarë në Amerikën Veriore (ShBA dhe Kanada), në dhjetë ditët e para të lansimit, ka njoftuar distributori “Lions Gate Entertainment”.

Filmi është shfaqur në kinema që nga java e kaluar dhe ka arritur të radhitet i treti në historinë e filmave që kanë grumbulluar më së shumti para në javën e hapjes.

Në vend të dytë për këtë fundjavë është radhitur filmi i zhanrit aksion “Wrath of the Titans” me gjithsej 34.2 milionë dollarë, derisa në vend të tretë është radhitur rrëfimi familjar “Mirror Mirror” me gjithsej 19 milionë dollarë. “Wrath of the Titans” është realizuar nga produksioni “Warner Bros”, derisa “Mirror Mirror” është distribuuar nga “Relativity Media”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here