''The Eaters”, fiton çmimin Hollywood Start Festival“The Eaters” është filmi i regjisorit shqiptar, Besim Ugzmajli i cili së fundmi është shpallur filmi i vitit në “Hollywood Stars Festival”. Ndërsa që lajmin e ka bërë të ditur për Indeksonline vetë Besimi, ku ndër të tjera ka treguar që së shpejti do të vijë me projekte të reja.

“Filmi The Eaters, është në përfundim të jetës së tij artistike, dhe po përgatitem për punë tjera më serioze. Përzgjedhja është bërë nga një juri seleksionuese e festivalit, nga 500 participant në 30 shtete të ndryshme”, ka thënë Ugzmajli.

Ndërsa që në nëntor të këtij viti, The Eaters do të shfaqet edhe në Albanian Film Week në New Yourk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here