The big four do te ndodhePas shume thashethemesh, pohimesh e mohimesh, turi i kater te medhenjve te muzikes heavy metal do te ndodhe.

Ne nje njoftim ne websitin zyrtar te Metallica, lajmerohen dy datat e para te atij qe mund te quhet me bindje eventi me i madh live i historise se muzikes metal.

Metallica, Megadeth, Slayer dhe Anthrax do te ndajne skenen ne festivalin Sonisphere ne Varshave dhe Prage, me 16 dhe 19 qershor 2010. Data te tjera te festivalit jane ende duke u finalizuar, por ato s’do te jene te vetmet e turit te perbashket.

Bateristi i Metallica, Lars Ulrich eshte shprehur ne lidhje me kete event: “Kush do ta mendonte qe 25 vjet pas krijimit te tij, 4 te medhenjte e heavy metal-it jo vetem do te ishin ende ne aktivitet dhe me popullore se kurre, por edhe do te luanin sebashku per here te pare”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here