Pas 19 ditësh të shfaqjes nëpër kinematë botërore, blockbusteri amerikan “The Avengers” tashmë ka realizuar të ardhura prej një miliard dollarësh dhe në këtë mënyrë është barazuar me Avatarin dhe vazhdimin e fundit të Harry Potterit.

Super heronjtë gjatë fundjavës kanë fituar rreth 200 milionë dollarë në arkat e kinemave në mbarë botën (103 milionë në Amerikë dhe 95 në pjesën tjetër të botës), si dhe në listën e rekordeve që janë thyer dhe qysh tani mund t’i jepet titulli “Filmi që më së shpejti arkëtoi 300 milionë dollarë në tregun e brendshëm” (në vetëm nëntë ditë).

Pritjet janë të larta, veçanërisht nëse kemi parasysh se Avatari në tregun amerikan në javën e dytë ka fituar “vetëm” 75 milionë euro.

Pritet që Avengers gjatë fundjavës tjetër të hyjë në top 10 filmat me të ardhurat më të larta (aktualisht zë vendin e 18-të).

Vlen të përmendet se edhe filmi i Tim Burtonit “Dark Shadows” në fundjavën e njëjtë arkëtoi 29 milionë dollarë, “Think Like a Man” 6 milionë dollarë, ndërsa “The Hunger Games” 4.4 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here