Ishte një mbrëmje ku nikoqiri ishte i heshtur, “The Help” nuk u ndihmua e komedia vdekjeprurëse franceze vodhi vëmendjen.

“The Artist”, përralla e mirënjohur e Michael Hazanavicius për Hollywoodin e vitit 1920, doli të jetë fituesi më i madh në ceremoninë e 69-të të ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, duke marrë tri çmimet kryesore, përfshirë atë për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë që i takoi yllit të këtij filmi, Jean Dujardin dhe për rrëfimin më të mirë.

Tani, filmi bardh e zi pa zë është favorit për të rrëmbyer çmimin prestigjioz që ndahet nga Acadmy Awards muajin e ardhshëm. Por “The Artist” mund të përballet fort me “The Descendants”. Tragjedia familjare e Alexander Payne triumfoi në kategorinë për dramën më të mirë, derisa George Clooney u shpall aktori më i mirë për performancën në rolin e avokatit që përpiqet ta bashkojë protagonistin me vajzat e tij. Sikurse pritej, Meryl Streep mori trofeun e aktores më të mirë për rolin e Margaret Thatcher në “The Iron Lady”. Në fjalimin e saj, Streep falënderoi popullin anglez që e lejoi të qëndrojë atje dhe të gjurmojë historinë e tyre. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” u mbajt në hotelin “Bevery Hilton” në Los Angeles, me fitues që u vendosën nga votat e 90 anëtarëve të “Hollywood Foreign Press Association”. (Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollywoodit).

“Golden Globe janë sikurse ‘Oscarët’, por pa gjithë atë privilegj”, ka thënë Ricky Gervais, i cili ishte nikoqir i ceremonisë për herë të tretë. “Golden Globe është për Oscar sikurse është Kim Kardashian për Kate Middleton. Pak më të zëshëm, më të dehur dhe më të lehtë për t’u blerë”, ka shtuar ai. Komiku britanik kishte ngjallur polemika të shumta vitin e kaluar kur kishte thënë se votuesit e “Gloden Globe” kanë marrë ryshfet dhe se shumica e shkencëtarëve të famshëm janë homoseksualë. Në rastin e sivjetmë, monologu i tij ishte më i kujdesshëm, përveç disa shakave që bëri në kurriz të Eddie Murphy, Helen Mirren dhe Jodie Foster. Këtë herë, u ishte lënë fituesve që të përjetojnë disa nga momentet më të rrezikshme të mbrëmjes. Streep kur doli para mikrofonit u kujtua se kishte ardhur pa syzet e saj që i ndihmojnë të lexojnë, derisa Clooney bëri shaka në kurriz të aktorit të tij rival, Michael Fassbender, që ka portretizuar një mashkull të varur nga seksi në filmin “Shame”. “Michael, sinqerisht, ti mund të luash golf me duar të lidhura pas shpine”, ka thënë Clooney.

Ndërkohë, Michelle Williams u emërua aktorja më e mirë (në komedi ose mjuzikël) për rolin në filmin “My Week with Marilyn”, derisa “The Adventures of TinTin” triumfoi në kategorinë e animacionit më të mirë. Drama iraniane “A Separation” mori çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Mbrëmje e artë ishte edhe për veteranët Martin Scorsese që fitoi çmimin për filmin tredimensional “Hugo” dhe Woody Allen që mori çmimin për skenarin më të mirë për filmin “Midnight in Paris”. Po ashtu duartrokitje të ngrohta pati edhe për 82-vjeçarin Christopher Plummer, që u emërua aktori më i mirë në rol dytësor për rolin e tij në filmin “Beginners” të Mike Mills.

Befasia më e keqe ishte për “The Help” që me gjithë pesë nominimet mbresëlënëse, mori vetëm një çmim për rol dytësor që i takoi Octavia Spencerit.

“Downton Abbey” mori çmimin për miniserialian më të mirë, derisa të tjerë fitues në kategorinë televizive përfshinë Kelsey Grammer, Jessica Lange dhe Matt LeBlanc. Me të përfunduar mbrëmja, vëmendja e Hollywoodit është kthyer në ceremoninë “Oscar” që do të mbahet më 26 shkurt, derisa nominimet do të publikohen më 24 janar.

Filmi bardhezi pa zë është favorit për të rrëmbyer çmimin prestigjioz që ndahet nga Acadmy Awards muajin e ardhshëm. Por “The Artist” mund të përballet fort me “The Descendants”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here