Martesa e tyre 13-vjecare është konsideruar si një prej lidhjeve më të forta në botën e showbiz-it. 

Por thashethemet e javës së shkuar për një lidhje mes David dhe Katherine Jankins, duken se e kanë lodhur tejmase Victoria-n.

Ish-Spice Girl nuk beson fare në këto thashetheme e po ashtu edhe këngëtarja 32-vjecare dhe David kanë mohuar dhe kanë hedhur poshtë këto akuza, por tani Vic është e shqetësuar se mos fëmijët lexojnë po dëgjojnë për thashethemet që qarkullojnë e kjo do t’i mërzisë ata.

Victoria tani është e fokusuar që të mos lejojë familjen e saj që të bjerë në nivelin e një telenovele, pas asaj që Katherine mori përsipër të shkruante në Twitter, duke mohuar lidhjen, por ndërkohë duke shkaktuar një furi të vërtetë reagimesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here