Me siguri u keni vënë pikëçuditjen(!) reklamës së aktores së famshme Kosovare Teuta Krasniqi ku thotë: “Së shpejti”?,padyshim ashtu kemi bërë të gjithë.

Reklama “Së shpejti” që ka kohë që shfaqet në ekranet tona televizive dhe na bëri goxha kurioz ta dimë së për çfarë bëhet fjalë,është reklama promovuese e një emisioni të ri televiziv ku protagoniste është vet aktorja Krasniqi.

Emisioni i ri televiziv do i kushtohet krejtësisht botës së femrës Shqiptare. Kështu ka deklaruar vet aktorja Krasniqi në emisionin “Talk” të Kohavisionit. Se në cilin televizion do shfaqet do e merrni vesh…Së shpejti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here