Teuta Kurti, e cila së fundmi është paraqitur në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Mos pi mo”, në një prononcim për Telegrafi.com ka treguar se është ajo duke përgatitur një baladë të re.

“Momentalisht jam shumë e angazhuar. Jemi në fund-vit dhe siç e dimë festat janë afruar, prandaj kam shumë angazhime si gjithë këngëtarët.

Përveç përgatitjeve për programet e fund-vitit, jam duke punuar në një këngë baladë. Shpresoj që kah mesi i janarit të jetë i përfunduar edhe videoklipi”, ka pohuar Teuta.

Së fundi Teuta është përfolur se mund të martohet me të dashurin e saj prej tashmë një viti, Dardan Luta, por ajo ka thënë që kjo gjë është duke u bërë më e madhe se që duhet.

“Sigurisht që ne e kemi në plan martesën, por kohëve të fundit është përfolur shumë për këtë temë. Nuk ka ende asgjë konkrete, jam një tip që nuk i dua dasmat e mëdha dhe nuk dëshiroj të bëhet shumë e madhe kjo gjë, por njëherë përnjëherë nuk ka martesë”, është shprehur Teuta/Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here