Sikurse kishte njoftuar më herët, këngëtarja e talentuar Teuta Kurti, ka vënë kurorë pak ditë më parë me të fejuarin e saj Dardan Luta.

Në një dasmë tipike shqiptare, këngëtarja ka spikatur për thjeshtësinë dhe tendencën moderne të look-ut të saj amerikan. Me një fustan të thjeshtë, jo të fryrë e me pala, sikurse jemi mësuar rëndom, Teuta u shfaq më fine dhe më ‘trendy’ se kurrë më parë.

E shquar si një këngëtare kryesisht ekstravagante, ajo që më herët kishte bërë me dije për mediet se fustani i saj do të ishte “alla amerikan”, pra larg tendencave të nuseve shqiptare, por për look-un nuk kishte zbuluar asgjë. Siç e shihni, Teuta ka preferuar për ditën më të rëndësishme të jetës së saj flokët e shkurtër në ngjyrë të zezë, të stiluar bukur me një karficë shumë femërore, e ngjashme me kapelat e vogla me tyl.

Për “make-up”-in ka zgjedhur një buzëkuq të fortë që i shkon shumë dhe i rrëzëllen buzëqeshjen, ndërsa për sytë ka preferuar një trukim të thjeshtë.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Pejës, ku nuk kanë munguar tradita si ardhja e krushqve etj., këngëtarja u vesh gjatë mbrëmjes edhe me një fustan të gjatë klasik, ngjyrë jeshil, që i shkonte shumë dhe e bën atë të dallojë nga të gjitha nuset e tjera, që zakonisht preferojnë ngjyrat klasike: të bardhë ose pana.

Teuta ka zbuluar para dasmës se së bashku me të shoqin, Dardanin, shpresojnë së shpejti të kenë edhe fëmijë. “Nëse dëgjoj Dardanin, do të kemi shtatë fëmijë, pasi ai do shumë.

Për fat të mirë, të dy i duam shumë fëmijët. Kjo është njëra ndër arsyet pse edhe e kemi përshpejtuar martesën, jo se jam shtatzënë, por sepse planifikojmë shumë shpejt të krijojmë familje”, – ka thënë këngëtarja pak javë më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here