Filloi muaji i shenjtë i ramazanit dhe duket se besimi është ruajtur më shumë edhe te personalitetet publike të artit, të cilët me gjithë angazhimet e tyre muzikore në këtë sezon vere, vazhdojnë të agjërojnë.

E përkushtuar ndaj fesë është edhe këngëtarja e njohur Teuta Kurti e cila përveç agjërimit të Ramazanit i kryen edhe ritet fetare.

“Agjërimin e Ramazanit e kam mbajtur përherë që në moshën e adoleshencës, ndonëse për mua ky muaj është muaji më i bekuar dhe më i adhuruar.

Këtë përkushtim e kam nga familja ime e cila i përkushtohet fesë sonë myslimane dhe unë e trashëgoj nga ta. Fatmirësisht edhe familja e bashkëshortit është e dhënë pas fesë dhe kështu që jam e lumtur për këtë fakt.

Unë përveç që agjëroj i kryej edhe ritet fetare siç është falja e namazit dhe thënë të vërtetën ndjehem shumë mirë shpirtërisht kur kryej obligimet fetare ndaj Allahut”, është shprehur ajo në një prononcim të dhënë për mediat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here