Teuta përveç angazhimeve në seri, thotë se është e zënë edhe me punën në teatër, ndonëse edhe kjo është pjesë e karrierës së saj. “Si zakonisht vazhdoj angazhimet e mia në aktrim, pastaj një kohë të madhe ia kushtoj edhe rritjes së vajzës”, ka thënë ajo.

E dhënë pas punës dhe synimeve për të përmbushur çdo ëndërr të saj, aktorja jonë Teuta Krasniqi është gjithnjë në përpjekje. Përveç angazhimeve të saj në rritjen e vajzës, ajo është mjaft aktive edhe në karrierë, ndonëse roli “Saranda” në serinë vendore “Kafeneja jonë” i ka sjellë shumë sukses dhe shumë fansa.

Teuta përveç angazhimeve në seri, thotë se është e zënë edhe me punën në teatër, ndonëse edhe kjo është pjesë e karrierës së saj. “Si zakonisht vazhdoj angazhimet e mia në aktrim, pastaj një kohë të madhe ia kushtoj edhe rritjes së vajzës”, ka thënë ajo.

Teuta përveç këtyre angazhimeve vazhdon punën edhe në realizimin e emisionit humanitar “Lidhja mes nesh” që ka arritur të cilësohet si njëri nga emisionet më të mira në vend. Ajo në të ardhmen synon të arrijë suksese edhe më të mëdha në fushën e artit dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here